Aksident në aksin Tepelenë-Memaliaj, makina përplaset me mjetin e ushtrisë, një i...

Aksident në aksin Tepelenë-Memaliaj, makina përplaset me mjetin e ushtrisë, një i plagosur

413
0

Një aksident ka ndodhur në aksin Tepelenë-Memaliaj gjatë ditës së sotme, ku një person ka mbetur i plagosur. Automjeti tip Lancia me targa AA873HS me drejtues Tritan Kondi, është përplasur me një mjet tip Jeep të ushtrisë me targa MM 017 PU. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në Spitalin e Tepelenës jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë raportohet gjithashtu se mjetet e përfshira në aksident kanë marrë dëmtime të konsiderueshme. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.