Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga dhe bie në...

Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga dhe bie në kanal, humbin jetën një burrë e një grua

403
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Fier, me pasojë vdekjen e dy personave.Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ku viktimat janë një burrë dhe një grua, identiteti dhe mosha e të cilëve nuk dihet ende.

 

Informacion paraprak

 

 

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës.

 

Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar.

 

 

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji.

 

Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.