Aksident FATAL/ Smart-i përplaset me kamionin, vdes shoferja 26-vjeçare (EMRI)

Aksident FATAL/ Smart-i përplaset me kamionin, vdes shoferja 26-vjeçare (EMRI)

628
0

 

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën Fushë Krujë-Milot.

 

Bëhet me dije se një makinë tip “Smart” është përplasur me një kamion. Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen 26-vjeçarja Sonila Gurra e cila ishte drejtuesja e automjetit tip “Smart” me targa AA628TM. Ajo është dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

NJOFTIMI I POLICISË:

 

Në autostraden Fushë-Krujë-Laç,pranë një karburanti ,mjeti tip Smart me  drejtuese shtetasen S.G.,26 vjeçe, banuese në Tiranë,ka humbur kontrollin duke goditur nga pas mjetin tip kamion me drejtues shtetasin E.D.

 

Si pasojë ka mbetur e demtuar drejtuesja e mjetit Smart shtetasja S.G.,cila është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë ku më pas ka ndërruar jetë

 

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.