Aksi Fier-Vlorë, radari kap mat ‘pilotët’ e rrugës, gara shpejtësie dhe nga...

Aksi Fier-Vlorë, radari kap mat ‘pilotët’ e rrugës, gara shpejtësie dhe nga turistët e huaj

379
0

Policia vijon kontrollet në rrugë për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik për aksidente rrugore. Prej 12 orësh, uniformat blu janë vendosur në autostradën Fier-Vlorë, prej ku kanë zbuluar jo pak çmenduri nga shoferët. Radarët kanë fiksuar shpejtësi marramendëse, që arrijnë deri në 201 km/h, ndërsa policia ka ndështuar shumë drejtues, me heqje patentash dhe gjoba.

 

Njoftimi i policisë:

 

Në autostradën Fier – Vlorë – Fier 📸🚔🚓✍

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar kontrollet me 📸 në autostradën Fier-Vlorë-Fier, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore. Gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 145 km/h deri në 201 km/h 🙏✈️!!!. 🏠????🚑????, në kulmin e trafikut.

Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 11 leje drejtimi për shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar, janë vendosur 35 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Të ✈️fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë🛣️ më e pakta të çon te polici dhe radari 📸🚔🚓✍😇 dhe në destinacion do shkoni pa patentë. Në rastin më të keq🚑 aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në🏠 shtëpi pa ju. 🚑 Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni✈️ se shpejtësia vret🚑 jetë.

 

#zbatorregullatudhëtoisigurt

#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos🛫🛣️

#MosPërdor🥃gjatë drejtimit të🚘