‘Ajo është e vogël dhe ne….” Robert Berisha sqaron më në fund...

‘Ajo është e vogël dhe ne….” Robert Berisha sqaron më në fund të gjitha ”fjalët” për të dhe vajzën 20 vite më të re

583
0

Akoma pa kaluar një muaj nga ”ndarja” e Robert Berishës dhe Nora Istrefit, ndarje për të cilën nuk e dimë akoma nëse është konkretizuar edhe nga pikëpamja ligjore, gjërat mes tyre janë bërë akoma edhe më të komplikuara, aq më tepër që në mes është përfshirë edhe një e tretë. Gjithçka nisi për shkak të disa fotove të publikuara në një resort luksoz në Turqi, ku Roberti u shfaq në krah të një vajze bukuroshe dhe joshëse, të identifikuar si Jessica Kadiu, një modele shqiptare e cila jeton prej vitesh në New York.

Ndërkohë që pamjet e ”çiftit” filluan të bënin xhiron e rrjetit, Roberti publikoi një tjetër foto ku shfaqej jo vetëm në shoqërinë e Jessica-s, por edhe modeleve të tjera, duke lënë të kuptohej se së shpejti do të publikonte një projekt të ri. Mirëpo, pavarësisht kësaj fotoje, “n’ZOOM” zbuloi disa foto të tjera ku tregonte se kjo nuk ishte hera e parë që Roberti dhe vajza kalonin pushimet bashkë. Sipas tyre, ata janë kapur mat edhe në të tjera vende, para se të bëhej publike ndarja me Norën.

Burime për “Lajmi.net” kanë kontaktuar personalisht me këngëtarin, duke e pyetur në lidhje me këto lajme, ndërsa ai ka sqaruar:

“Kur të lidhem me dikë kanë për ta marrë vesh prej meje direkt si gjithmonë që i bëj gjërat publike, s’kam çfarë të fsheh,jam beqar. Ajo vajza është 21 vjeçe edhe është një shoqe e jona e cila ka ardhur për të marrë pjesë në projektet tona. Nëse unë pi kafe me ndonjë kolege ose qoftë dikush i familjes time, ndonjë teze, nuk do të thotë që une jam në lidhje me tezen time.”- ka thënë ai.