
Nga: Arlis Alikaj
Në kuadër të 100 vjetorit të Ditës Kombëtare të Shërbimit Pyjor, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro Furxhi i akordoi ekspertit të mjedisit dhe presidentit të Klubit Ekologjik Elbasan, zoti Ahmet Mehmeti një certifikatë mirënjohje për kontributin e tij në fushën e pyjeve.
Ne duam ta urojmë Ahmetin por edhe kolegët e tij të tjerë të cilët janë një aset i cmuar i shoqërisë civile por jo vetëm. Një vlerësim tërësish i merituar aq më shumë në kohë krizash mjedisore e ndryshimet klimaterike, kur kemi më shumë se kurrë nevojë për lidershipin cilësor dhe dëshirën e mirë për ti përmirësuar situatat.
Ahmeti u diplomua në vitin 1971 si inxhinier pylli në Fakultetin e Pyjeve. Nga viti 1995 deri më 2015, ai ka drejtuar mbi 50 projekte kombëtare e ndërkufitare nga donatorë e mëdhenj të projekteve në fushën e mjedisit të mbështetur nga REC, USAID, AKM, CRS, SNV, World Bank (Banka Botëore), Komisioni Evropian, etj. Është autor i disa botimeve si dhe verifikues në Prokurorinë e Elbasanit si për krimet mjedisore. Ahmet Mehmeti gjithashtu është një nga ekspertët më të mirë dhe me eksperiencë për implementimin e ligjeve dhe strategjive, planeve të veprimeve në nivel lokal dhe kombëtar përsa i përket legjislacioneve dhe akteve ligjore mjedisore.
Rezymeja e Ahmetit nuk mbaron kurrë nga arritjet dhe fitoret që ai ka korrur e shumë breza të së ardhmes do jenë falenderues për atë që ai ka bërë për natyrën.
Duke u përpjekur të bëj një shkrim sadopak mirënjohës për njerëz të vecantë si Ahmeti dhe modeli që unë ndjek në shoqërinë civile mjedisore.
Në foto: Arlisi së bashku me Ahmet Mehmeti si dhe certifikata e tij