Agjentët rusë në Tiranë, kush është terroristi që do të ekstradohet sot...

Agjentët rusë në Tiranë, kush është terroristi që do të ekstradohet sot në mesnatë, prezantohej si Diego Maradona, u tradhtua nga një telefonatë e gabuar…

468
0

TIRANË– Agjentë rusë kanë ardhur sot në Shqipëri për të realizuar ekstradimin e rusit Rasul Mislaev, i arrestuar nga Anti-Terrori si një terrorist i përfshirë me lidhje me ISIS. Mislaev hyri në Shqipëri si një emigrant i paligjshëm, dhe gjykata e Tiranës vendosi për ekstradimin e tij në vendin e origjinës që është Rusia. Ekstradimi pritet të kryehet pranë Interpol në orën 01:00 pas mesnatës së sotme në Aeroportin e Rinasit. Në gjykatën e Durrësit ai kërkoi që të qendronte në Shqipëri, pasi sipas tij, në Rusi i rrezikohej jeta.

Si u zbulua 34-vjeçari?

Rasul Miklaev qëndroi 11 muaj në Kareç të Vorës, pasi akuzohej se i është bashkuar një organizate terroriste. 34-vjeçari i shpallur në kërkim për terrorizëm prezantohej si lojtari legjendar i Argjentinës, Diego Armando Maradona. Ndërkohë që punonjësit e policisë kufitare e kishin etiketuar si “X”, dhe kërkonin shenjat e tij të gishtave. Një telefonatë e tij me Rusinë ishte ajo e tradhtoi, teksa Moska dha informacionin se ai kërkohej atje dhe ishte në “red notice”. Miklaev ka shfaqur disa identitete për 11 muaj. Ai ka mbërritur në Shqipëri në verën e vitit 2018. Ai u shtir si një shurdh-memec, që vinte nga lufta. Por atje nisi dyshimi se ai ishte terrorist dhe telefonata e tij e tradhtoi dhe solli konfirmimin nga Rusia. Tashmë ai është në duart e agjentëve rusë që do t’a marrin atë mbrapsht në Rusi.