ADROLA DUSHI E SHOKUAR NGA VIDEOJA QË SHOHIN FËMIJËT: JU BËJ THIRRJE…

ADROLA DUSHI E SHOKUAR NGA VIDEOJA QË SHOHIN FËMIJËT: JU BËJ THIRRJE…

573
0

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi është zgjuar e shqetësuar këtë mëngjes. Adrola është mjaft e prekur nga bota e internetit.

Dihet se ky fenomen që është përhapur me shpejtësi prek më shumë fëmijët duke i kthyer ata në ‘viktima’ për shkak të mungesë së filtrave.

Modelja bën me dije atë çfarë ka konstatuar së fundmi. Një personazh i animuar shfaqet në videot për fëmijë në Youtube dhe iu mëson atyre si të kryejnë vetëvrasje apo të prekin prizat elektrike me pirun dhe gjëra të tilla të rrezikshme. Po ashtu, personazhi ju thotë fëmijëve që nëse iu tregojnë prindërve rreth kësaj gjëje, ai do të shfaqet në shtëpinë e tyre dhe do t`i vrasë.

“Jam e shokuar nga çfarë po ndodh në botën e internetit. Si nënë e një djali, si hallë, si një vajzë e rritur me shumë dashuri, lus të gjithë prindërit të kenë nën kontroll programet që shohin fëmijët në Youtube. Nëse do të ishte e mundur ta shmangnin fare këtë aplikacion nga jeta e fëmijëve. Të gjithë bashkë mundemi, fëmijët duhet t’i mësojmë të duan. Bota sot ka nevojë për ne, t’i tregojmë ç’mund të bëjë dashuria. Ju lutem ta ripostoni dhe të bëni thirrje për bojkot. Sot jam zgjuar nga gjumi si një nënë e shqetësuar, e ardhmja e fëmijëve është përgjegjësia jonë”, -ka shkruar modelja.

-640-0-5c7665d65c2a1.jpg