Adelina Ismaili dorëzohet, shikoni të birin në prehrin e të atit

Adelina Ismaili dorëzohet, shikoni të birin në prehrin e të atit

360
0

Nëse jemi mësuar më shumë t’i shohim me nënat fëmijët e njohur të shoëbiz-it, sa herë ata dalin me baballarët, fotot duket sikur bëhen më të ëmbla. Por Adelina Ismaili dhe bashkëshorti i saj, Val Krasniqi, i kanë më të rralla momentet prindërore që ndajnë me fansat e tyre në rrjetet sociale. Për Uliksin, këngëtarja e njohur është shumë e kujdesshme, megjithatë tani që ai është rritur, si Adelina, ashtu edhe Vali kanë filluar të jenë më të hapur për të ndarë momente të lumtura prindërore. Gjërat e bukura bëhen edhe më shumë të tilla nëse ndahen me të gjithë. Këtë ka bërë sot edhe Vali, bashkëshorti i Adelinës duke postuar një foto me të birin në prehër. Natyrisht, pas aparatit është Adelina, e cila ka kapur një moment qetësie, sigurie e dashurie atë e bir. Dhe në këto raste, nuk ia vlen të jesh egoiste…