A keni makina të përdorura/ Keni edhe vetëm 2 javë kohë, jepet...

A keni makina të përdorura/ Keni edhe vetëm 2 javë kohë, jepet njoftimi i rëndësishëm për shoferët

564
0

Edhe 2 jave kohe per makinat pa sistemin euro 4. Duke filluar nga 1 janari 2020 nuk do të lejohet regjistrimi i asnjë automjeti që nuk është Euro 4 dhe që ka ndotje të reduktuar. Me këtë sistem këtë vit janë regjistruar 5.486 mjete me vit prodhimi 2009 e lart. 1 dhjetori 2019 është afati i fundit kur do të lejohet regjistrimi ky vendim eshte marre nga ministria e mjedisit. Ndërkohë sa u takon makinave me kilometrazh zero, ato duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6, të gjitha këto kritere që janë të parashikuara në VKM Nr. 633, dt. 26.10.2018. Në periudhën Janar – Nëntor janë regjistruar 5.486 mjete me vit prodhimi mbi 2009, euro 4 e lartë një rritje me 42.5% krahasuar me 2018. Ndërkohë, sipas informacioneve, me qindra makina të tjera janë zhdoganuar por ende nuk janë regjistruar pranë DPSHTRR.