A jemi në fund të pandemisë? Çfarë na pret në muajt dhe...

A jemi në fund të pandemisë? Çfarë na pret në muajt dhe vitet që do vijnë

272
0

 

Që nga fillimi i pandemisë me siguri të paktën njëherë e keni menduar se “kur do mbarojë e gjithë kjo që të vazhdojmë me jetën tonë”.

Përgjigjja për këtë pyetje mund të jetë… shumë shpejt. Javët e fundit po rritet ndjeshëm idea se Omicron mund të jetë fundi i pandemisë. Por çfarë na pret më pas? Kini parasysh se tani e tutje fjalën “endemike” do ta dëgjojmë shumë shpesh.

Sipas shumë ekspertëve ky mund të jetë fillimi i fundit dhe ndoshta jeta jonë gjatë 2022 do të kthehet siç ishte para pandemisë. Ai që po ndryshon është imuniteti ynë. Koronavirusi i ri u shfaq për herë të parë dy vjet më parë në Ëuhan të Kinës dhe ne ishim të pambrojtur. Ishte një virus krejtësisht i ri që sistemi ynë imunitar nuk e kishte përjetuar më parë dhe nuk kishim ilaçe apo vaksina për të na ndihmuar.

Dhe rezultati ishte si të fusësh një shkrepëse në një fabrikë me fishekzjarre. Covid u përhap në mënyrë shpërthyese në të gjithë botën – por ai zjarr nuk mund të digjet me një intensitet kaq të lartë përgjithmonë.

 

Kishte dy opsione – ose Covid-i do të shuhej si Ebola në Afrikën Perëndimore, ose do të shuhej, do të qetësohej  por do të ishte me ne për një kohë të gjatë. Ky Covid do t’i bashkohej tufës së sëmundjeve endemike – të tilla si ftohjet e zakonshme, HIV, fruthi, malaria dhe tuberkulozi – që janë gjithmonë aty

 

Për shumë njerëz, vrusi përhapej në ajër para se ta kuptonin se ishin prekur dhe ishin të sëmurë. Por së shpejti do të kemi një situatë ku virusi qarkullon, ne do kujdesemi për njerëzit që janë më shumë në rrezik, por për këdo tjetër jo pasi pjesa më e madhe e njerëzve të shëndetshëm do të jenë mirë.

 

Pra ky virus do të quhet një sëmundje endemike. Sëmundjet quhen endemike atëherë kur nivelet janë konsistente dhe të parashikueshme . Covid do të jetë aty por ne nuk do të kemi më nevojë të kufizohemi në jetën tonë. Megjithatë kurba mund të ndryshojë nëse do të dalë ndonjë variant i ri që është më i rëndë se Omicron dhe shkakton gjendje më të rënda shëndetësore.

 

Është e rëndësishme të mbani mend se sëmundje endemike nuk do të thotë automatikisht sëmundje më e butë. Ka disa sëmundje të mëdha vrasëse që ne i konsiderojmë endemike. Psh lija ishte endemike për mijëra vjet por vriste një të tretën e njerëzve të infektuar. Malaria është endemike dhe shkakton rreth 600,000 vdekje në vit.

 

Por ne tashmë po shohim se Covid po bëhet më pak vdekjeprurës pasi trupat tanë po përshtaten për ta luftuar. Për këtë sigurisht ka ndikuar shumë edhe vaksinimi. Ne presim që virusi Covid të na kapë në të ardhmen por duhet të ulim shanset për t’u sëmurur rëndë.Nëse vjen një variant i ri ose një variant i vjetër, për shumicën prej nesh, si çdo koronavirus tjetër i zakonshëm, do të kemi humbje të nuhatjes  dhe pak dhimbje koke dhe pastaj jemi në rregull”.

 

Çfarë do të thotë kjo për jetën tonë?

 

Do të ketë njerëz – kryesisht të moshuar dhe të pambrojtur – që do të vdesin nga Covidi endemik. Pra, ka ende një vendim për t’u marrë për mënyrën se sido të jetojmë me këtë virus. Nëse nuk jeni të gatshëm të toleroni vdekjet nga Covid, atëherë ne do përballemi me një sërë kufizimesh dhe nuk ka mbaruar loja.

 

Por nënjë sezon dimri vdesin qindra persona nga gripi  dhe askush nuk mban maskë ose distanca shoqërore. Bllokimet dhe kufizimet në tubimet masive nuk do të kthehen dhe testimi masiv për Covid do të përfundojë këtë vit. E sigurt është se do të ketë vaksina përforcuese për të pambrojturit në vjeshtë, në mënyrë që të rritet mbrojtja e tyre gjatë dimrit. Ne duhet të pranojmë faktin se sezoni i gripit do të jetë gjithashtu një sezon i koronavirusit dhe kjo do të jetë një sfidë për ne.