A e dini se…

A e dini se…

661
0

Grenlanda ndodhet pothuajse në Polin e Veriut dhe Donald Trump do ta blejë ishullin arktik. Kjo tashmë dihet. Por a e dini, se amerikanët kanë dashur ta blejnë edhe më parë Grenlandën? E që atje dikur ka pasur pyje?

Sado absurde tingëllon, që Donald Trump do ta blejë Groenlandën, në fakt kjo ide nuk është edhe fort e gabuar. Edhe një herë tjetër një president i SHBA-së ka dashur ta blejë Groenlandën: Harry Truman, pas Luftës së Dytë Botërore, për 100.000 Dollarë. Edhe atëherë qeveria daneze pati refuzuar.

Por përse Groenlanda, ishulli më i madh i botës – gjashtë herë më i madh se Gjermania – i përket një vendi të vogël sië është Danimarka? Gjeografikisht ishulli ndodhet qartazi në Amerikën e Veriut, skaji më veri-perëndimor i Groenlandës ndodhet fare pranë brigjeve të Kanadasë.

Danimarka në të kundërt ndodhet më shumë se 3000 km larg Groenlandës dhe midis tyre ndodhen Islanda dhe një pjesë e Norvegjisë.

E gjitha ka nisur me vikingët dhe me gjuetinë e balenave. Vikingët në shekullin e 18 dhe 19 mësynin nga Norvegjia në masë drejt Holandës, Gjermanisë dhe Danimarkës. Ata ndërtonin vendbanime dhe baza mbrojtëse. Ka pasur mjaft konflikte, por më në fund danezët fituan dhe përfundimisht Groenlanda e akullt më 1933 i kaloi Danimarkës.

Shperndaje