A duan ta vrasin Izet Haxhinë? Drejtori i Burgjeve i përgjigjet Spartak...

A duan ta vrasin Izet Haxhinë? Drejtori i Burgjeve i përgjigjet Spartak Brahos

354
0

Agim Ismaili, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Komisionin e Sigurisë

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili është thirrur për të raportuar në Komisionin e Sigurisë.

Deputeti Spartak Braho, i drejtoi një pyetje Ismailit, ku i kërkonte të dinte se çfarë ka ndodhur me Izet Haxhinë, pas akuzave të këtij të fundit se kërkuan ta eleminojnë gjatë transferimit në gjykatë pak ditë më parë.

Lidhur me këtë ngjarje Ismaili u shpreh se gjatë transferimeve nuk ka pasur incidente.

“A duan ta vrasin Izet Haxhinë? Kush e shoqëroi atë tek krimet e Rënda? Si ndodhi ky aksident?”- e ka pyetur Braho.

“Nuk ka pasur asnjë lloj aksidenti dhe asnjë lloj incidenti. Transportimi ka rregulla dhe aksidente të tilla nuk mund të ndodhin. Për Izet Haxhinë, ka një program masash si për çdo të burgosur që shoqërohet me polici shteti e polici burgjesh dhe nuk ka patur asnjë aksident,”- tha Ismaili.