A do të rikthehet Saimir Tahiri në PS? Habit me përgjigjen e...

A do të rikthehet Saimir Tahiri në PS? Habit me përgjigjen e tij kryeministri

347
0

Kryeministri Edi Rama ka komentuar largimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga Partia Socialiste.

I ftuar në emisionin “Pressing” Rama u shpreh se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për “gabimet” e tyre dhe për mundësinë e rikthimit të ish-ministrit Saimir Tahiri në qeveri.

 

Pjesë nga intervista

 

Edi Rama: Ministrat janë si anëtarët e bandave. Ministrat zgjidhen nga unë dhe varen nga këmbët e tyre, përgjigjen ata.

 

Gazetari: Tahiri nuk ishte ministër i zakonshëm.

 

Edi Rama: Patjetër, ashtu ishte. Tahiri është në një proces. U lincua për shkak të përgjimeve të Policisë italiane. Anti-mafia italiane as që e kishte marrë pjesë të grupit, ndërsa këtu kërkohej lincimi i tij.

 

Gazetari: Pse nuk e ktheni Tahirin në qeveri?

 

Edi Rama: S’ka mbaruar procesi gjyqësor.