A do ta pranojë ftesën? Rozana Radi ngre dyshimet se do të...

A do ta pranojë ftesën? Rozana Radi ngre dyshimet se do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”

303
0

Pjesë e “Big Brother VIP” nuk do të jenë vetëm 14 personazhet që hynë brenda shtëpisë së famshme më 5 tetor. Së shpejti artistë të tjerë do të bëhen banorë të këtij spektakli.

Mbrëmjen edjeshme, moderatorja Rozana Radi, ka ngritur dyshimet se ajo është një ndër konkurrentet e reja që do t’i bashkohet këtij reality show. Aktorja tregoi me anë të disa postimeve në Instastory se ka marrë ftesë nga “Big Brother VIP”, por pa zbuluar nëse e ka refuzuar apo pranuar atë.

Si fillim, ajo ripublikoi dy Instastory të faqes së “BBV” në Instagram, në të cilat publiku aludonte se do të ishte ajo një nga banoret e reja që do t’i bashkohet të tjerëve gjatë këtij rrugëtimi.

Në njërën prej tyre, ajo shkroi: “Rozi futu, thuaj ‘po’ Rozi”.

 

Ndërsa në një tjetër status, këngëtarja tha: “Po, më është bërë ftesë nga produksioni që të jem pjesë e ‘Big Brother VIP’. Dua të them që më pëlqen shumë formati dhe përgëzoj autorët”.

Deri më tani, konkurrentët në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh janë: Ilir Shaqiri, Semi Jaupaj, Sheila Haxhiraj, Fifi, Granit Cana, Donald Veshaj, Paloma, Elhaid Cufi, Beniada Nishani, Sabiani, Kledi Hysa, Arjola Demiri, Ardit Çuni dhe Monika Lubonja.