‘A do riktheheni si mjek për të luftuar koronavirusin?/ Berisha flet me...

‘A do riktheheni si mjek për të luftuar koronavirusin?/ Berisha flet me sinqeritet: S’më shkoi në mend, më ka avulluar çdo njohuri

324
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qënë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ku edhe ka folur lidhur me koronavirusin në vend.

Moderatori i emisionit, Arjan Çani e ka pyetur Berishën nëse i kishte shkuar ndërmend që t’i rikthehej profesionit të tij si mjek, në vijën e parë për të trajtuar pacientët me koronavirus.

 

Berisha është shprehur se ka 30 vite që nuk e ushtron profesionin e tij, dhe se më shumë do të bënte dëm sesa do të shpëtonte jetë.

 

“Nuk më shkoi në mend, sepse pas 30 vitesh të pretendoj që jam mjek është qesharake. Mjekësia ka një parim fondamental; së pari mos dëmto. Unë kam pasur një pasion të zakonshëm, por po e le të lë. Kam qënë 20 vite kardiolog. Nuk e sheroj dot më, unë mund t’i bëj masazhin e jashtëm por njohuritë e tjera të miat kanë avulluar tërësisht,”-tha Berisha.