Partia Demokratike, duket se ka vendosur të sjellë një emër suprizë si kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit.
Bëhet fjalë për një nga figurat televizive jo pak të njohura, moderatoren Floriana Garo. Kjo e fundit është parë në takime me drejtues të lartë të PD-së, ndërsa është takuar dhe me vetë kryedemokratin Basha.
Sipas burimeve të CNA.al, PD i ka ofruar Garos vend fitues në listat e saj për qarkun e Durrësit.
Por kush është Floriana Garo?
Ajo ka lindur në Durrës më 15 shkurt 1987. Është vajza e profesorit të kolegjit Sofokli Garo dhe Teuta Garo. Në 2002, ajo dhe familja e saj u transferuan në Shtetet e Bashkuara ku jetoi për tetë vjet.
Garo është një e diplomuar në City College të Neë York-ut ku ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare.
Floriana është autore dhe drejtuese e emisionit të jetës “Jo vetem mode” në televizionin kombëtar Klan.
Ajo përfaqësoi Shqipërinë në Miss Ëorld 2012 në Ordos, Kinë.
Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë Garon të përfshihet në politikë, por kandidimi në siglën e PD, pret ende konfirmimin e Florianes .