Nga pasarelat e modës në Kuvend/ Kush është ish-misja e njohur që...

Nga pasarelat e modës në Kuvend/ Kush është ish-misja e njohur që pritet të jetë në listat fituese të PD-së (Takimet me zyrtarët e lartë demokratë)

308
0

Partia Demokratike, duket se ka vendosur të sjellë një emër suprizë si kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit.

 

Bëhet fjalë për një nga figurat televizive jo pak të njohura, moderatoren Floriana Garo. Kjo e fundit është parë në takime me drejtues të lartë të PD-së, ndërsa është takuar dhe me vetë kryedemokratin Basha.

 

Sipas burimeve të CNA.al, PD i ka ofruar Garos vend fitues në listat e saj për qarkun e Durrësit.

 

Por kush është Floriana Garo?

 

Ajo ka lindur në Durrës më 15 shkurt 1987. Është vajza e profesorit të kolegjit Sofokli Garo dhe Teuta Garo. Në 2002, ajo dhe familja e saj u transferuan në Shtetet e Bashkuara ku jetoi për tetë vjet.

 

Garo është një e diplomuar në City College të Neë York-ut ku ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare.

 

Floriana është autore dhe drejtuese e emisionit të jetës “Jo vetem mode” në televizionin kombëtar Klan.

 

Ajo përfaqësoi Shqipërinë në Miss Ëorld 2012 në Ordos, Kinë.

 

Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë Garon të përfshihet në politikë, por kandidimi në siglën e PD, pret ende konfirmimin e Florianes .