Gruaja bie në dashuri me grekun, por ja si e pëson në...

Gruaja bie në dashuri me grekun, por ja si e pëson në fund. Si “e shpëtoi” koronavirusi

625
0

Një histori tro nditëse për një grua 41-vjeçare gjermane e cila ka përfunduar në duart e një tut ori grek, pas njohjes në rrjetet sociale.

37-vjeçari grek ra në prangat e agjentëve të Kr imit të Organizuar, të martën në Acharnon.

Gruaja që arriti të shpëtonte nga rrjeta e prostitucionit ka treguar me detaje historinë e “dashurisë” që filloi në Mars përmes Facebook dhe përfundoi në një makth në një apartament në qendër të Athinës.

Ajo i tha policisë se e njohu 37-vjeçarin përmes rrjeteve sociale.

Ata kishin kontakte të përditshme dhe sipas gruas, ishte zhvilluar një marrëdhënie besimi.

Burri nga Greqia i fliste asaj me butësi dhe e bëri të ndjejë se donte të kishte një lidhje serioze me të.

Kështu që, ajo e besoi dhe vendosi të ndërmarrë hapin e madh dhe të shkojë në Greqi.

Sapo zbriti në tokën greke, ajo u përball me një realitet të tmerrshëm.

Ai i rrë mbeu pasaportën gjermanes dhe e mbylli ​​në një apartament.

Por nuk mbaroi me kaq. Ai krijoi edhe një profil për të në një faqe ku lihen takime për se ks, duke ndryshuar moshën e saj. Një profil aktiv, siç shihet nga fotot e publikuara nga Protothema. Por kohët e fundit, për shkak të masave kufizuese nga koronavirusi, numri i postimeve ishte ulur.