
Këngëtari i njohur grek, Notis Sfakianakis është ndjerë keq gjatë një performace në skenë në një nga lokalet e natës në Athinë.
Krejt papritur ndërsa ishte duke kënduar, ai është shembur në tokë duke humbur ndjenjat dhe duke shkaktuar panik tek publiku.
Menjëherë stafi i tij ka ndërhyrë duke e larguar nga skena për ta transportuar me një ambulancë drejt ambienteve të spitalit.Njerëz pranë këngëtarit kanë bërë me dije për mediat greke se gjendja e tij shëndetësore tashmë është stabilizuar.
Notis Sfakianakis është një nga këngëtarët më të njohur dhe më të dashur grek, me një karrierë të gjatë e të suksesshme.