Të tjera lëkundje sizmike janë ndjerë në shtetin fqinj, Greqinë.
Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti u regjistrua me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter në orën 02:52. Epiqendra ka qenë në Detin Jon.
Nga lëkundjet sizmike nuk ka raportime për persona të lënduar dhe për dëme materiale.
Një ditë më parë, Greqia u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter me epiqendër në Zakinthos në një thellësi 10 km nën tokë.