Era e fortë ka rrëzuar disa ullinj edhe në hyrje të qytetit të Krujës. Si pasojë aksi nacional Fushë Krujë-Krujë është bllokuar për rreth 30 minutash.
Ndërhyrja e zjarrëfikësve ka bërë të mundur zhbllokimin e qarkullimit.
Ndërkohë për shkak të erës së fortë si pasojë e një defekti në rrjetin 110 kV, zona e Fushë-Krujës ka mbetur pa energji elektrike.
OSHEE bën me dije se brigadat e OST janë në terren duke punuar.