Dëme nga era e fortë edhe në Krujë, bllokohet aksi nacional, qyteti...

Dëme nga era e fortë edhe në Krujë, bllokohet aksi nacional, qyteti pa drita

327
0

Era e fortë ka rrëzuar disa ullinj edhe në hyrje të qytetit të Krujës. Si pasojë aksi nacional Fushë Krujë-Krujë është bllokuar për rreth 30 minutash.

Ndërhyrja e zjarrëfikësve ka bërë të mundur zhbllokimin e qarkullimit.

Ndërkohë për shkak të erës së fortë si pasojë e një defekti në rrjetin 110 kV, zona e Fushë-Krujës ka mbetur pa energji elektrike.

OSHEE bën me dije se brigadat e OST janë në terren duke punuar.