Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet që i kanë bërë ballë gjithçkaje për ta forcuar lidhjen çdo ditë e më shumë.
Në daljet ne medie ata kanë treguar se së shpejti do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Por përpara se kjo të ndodhë në të realitet, të dy në studion e Luana Vjollcës, i janë përshtatur magjisë së festave dhe kanë improvizuar një dasmë.
Një skenë e mbushur me humor është improvizuar nga çifti që i kanë thënë ‘Po’ njëri-tjetrit në ekran. “A pranon ti…”, ndërsa të dy kanë thënë “Po” për të gjitha.