Parashikimi i yjeve për vitin 2020: UJORI dhe PESHQIT

Parashikimi i yjeve për vitin 2020: UJORI dhe PESHQIT

755
0

Nga Paolo Fox

 

Ujori: Viti 2020 do të ofrojë shumë mundësi të reja. Gjithçka juaja apo që ju rrethon sa vjen dhe do të bëhet më e mirë. Me gjasë, këtë vit do të ndiheni më impulsivë dhe për shkak të kësaj do të ndodhin shumë ndryshime. Do të tregoheni të drejtpërdrejtë, por kini kujdes, se mos merrni vendime të nxituara. Ujorët janë miqësorë dhe të sinqertë kur janë me miqtë e tyre. Adhurojnë të jenë të pavarur dhe krijues, njihen si inteligjentë, por shpeshherë nuk janë aspak të ndjeshëm dhe duket sikur shkëputen nga bota që i rrethon. Viti 2020 do të jetë viti kur do të vërtetoni aftësitë tuaja dhe të zhdukni çdo dyshim që kanë të tjerët ndaj jush. Ky do të jetë viti i krijimit. Pasioni do të mbizotërojë në lidhjet tuaja sentimentale. Nëse nuk keni një partner, ky është viti i duhur për ta gjetur. Falë natyrës suaj spontane, do të argëtoheni më shumë në çift. Beqarët duhet të vizitojnë vende të reja për t’u njohur me njerëz të rinj.

 

 

Pikërisht mes tyre do ta gjeni edhe romancën e vërtetë. Mos u përpiqni të dukeni mirë mes njerëzve që ju njohin. Ndihuni të lirë të jeni vetvetja. Viti më i favorizuar për t’u bërë me fëmijë. Duhet të bashkëpunoni më shumë me kolegët. Lëreni mënjanë impulsivitetin dhe tregohuni më profesionalë në punë, vetëm kështu do të bëni përpara. Ndërsa në aspektin financiar do të keni të ardhura të mjaftueshme sa për të paguar faturat dhe për të larë kreditë. Madje, do t’i plotësoni vetes edhe disa dëshira, vetëm kini kujdes që të mos merrni borxhe. Gjatë 2019-s jeni përballur me disa probleme shëndetësore. Përpiquni të ushtroheni më shumë, por ju i dini mirë kufijtë tuaj. Pini më shumë ujë, ushqehuni më mirë dhe flini aq sa duhet. Nëse nuk dini si të veproni përpara disa situatave të caktuara, mos u nxitoni. Nëse i zbatoni këto këshilla, gjithçka do të shkojë mirë.

 

Peshqit: Këtë vit do të kërkoni më shumë aventura në jetën tuaj. Do të ndiheni më impulsivë, të sigurt dhe më të pavarur se kurrë më parë. Por njëherazi do të jeni edhe realistë. Të gjitha këto do të ndikojnë në personalitetin tuaj. Të lindurit e kësaj shenje janë shumë krijues dhe imagjinojnë shumë, sa hera-herës e kanë të vështirë të jenë me këmbë në tokë dhe realistë. Megjithatë, janë të ndershëm dhe argëtues në rrethin shoqëror. U pëlqen të mbajnë të fshehta, janë idealistë dhe intuitivë. Me pak imagjinatë, ata mund të kalojnë çdo pengesë. Jeta juaj sociale do të jetë si jo më mirë, por edhe marrëdhëniet sentimentale do të jenë më të ëmbla. Do të keni pas vetes njerëz të mrekullueshëm. Nëse keni partnerë në krah, atëherë do të zini miqësi të reja. Do të merrni ftesa të shumta për evenimente të ndryshme, ndaj mos kini frikë të shpreheni në publik. Miqtë duhet t’ju pranojnë kështu si jeni. Ju keni aftësinë të bini në sy në vendet ku punoni. Nëse tani për tani s’i vini dot në punë talentet dhe aftësitë, ka ardhur çasti të kërkoni diçka tjetër, me më pak presion.

 

Gjatë viti 2020 s’do të përqendroheni shumë te financat, ja pse do të keni probleme me të ardhurat. Kur vjen puna te buxheti, vini në punë logjikën, jo aftësinë tuaj krijuese. Shmangni blerjet e kota. Do të kuptoni se veset tuaja ndikojnë shumë në aspektin shëndetësor, ndaj duhet të kujdeseni më mirë për veten. Këmbëngulni dhe mos dyshoni te vetja. Viti 2020 mund të jetë i mërzitshëm ose i lumtur, kjo varet tërësisht nga ju. Nëse e pranoni veten ashtu siç jeni, atëherë gjithçka do të shkojë mirë. Ju këshillojmë të mos e fshihni personalitetin tuaj të vërtetë. Mos kini frikë, plotësojani dëshirat vetes dhe rrini afër njerëzve që ju duan.