I pastrehu gjen një çek 10 mijë dollarësh: ia kthen pronares pa...

I pastrehu gjen një çek 10 mijë dollarësh: ia kthen pronares pa hezitim dhe ja si shpërblehet

577
0

Një gjest i bukur moral vjen nga New Haven, Connecticut, SHBA. Elmer Alvarez, i pastrehë, gjeti një çek prej 10,000 dollarë në rrugë.

Pa hezituar për asnjë sekondë, ai ia ktheu menjëherë paratë pronares. Doli se çeku i takonte Roberta Hoskie, një milionere dhe tregtare patundshmërish, shkruan Spotlight.

I befasuar nga gjesti i Alvarezit, Hoskie vendosi ta shpërblejë atë. Së pari e thirri dhe e lavdëroi, duke transmetuar gjithçka në Facebook.

“Ti nuk e dije se kush është pronari i çekut, dhe ti nuk ke idenë se sa zemër të madhe ke”, i tha Hoskie. Pastaj ia dorëzoi një certifikatë për veprën e tij të mirë, dhe një bursë të plotë akademike në shkollën Outreach Preporty Management, drejtoreshë e së cilës është vetë ajo.

Ajo gjithashtu i ofroi orë në gjuhën angleze dhe një punë sapo të përfundonte kursin. Në fund, ajo zbuloi se ia kishte zgjidhur akomodimin për gjysmëvitin e ardhshëm, dhe se do ta ndihmonte financiarisht deri sa ai të mund të qëndrojë në këmbët e veta.

Alvarez, i habitur në mënyrë të dukshme, tha se mirësia e Robertas e frymëzoi atë të përkushtohej në krijimin e një të ardhmeje më të mirë për vete dhe të fejuarën e tij.

“Kishte momente në jetën time kur nuk mund t’i jepja askujt asgjë, dhe tani që unë mund të bëjë këtë, ndjenja është e pabesueshme”, tha Hoskie krenare.