Tragjedia e 26 nëntorit, komuniteti shqiptar në Ukrainë sensibilizohet me të prekurit...

Tragjedia e 26 nëntorit, komuniteti shqiptar në Ukrainë sensibilizohet me të prekurit nga tërmeti

503
0

Pas tragjedisë që përfshiu Shqipërinë mëngjesin e së martës, ku një tërmet i fuqishëm goditi vendin dhe shkaktoi 51 viktima e mbi 900 të plagosur, edhe komuniteti shqiptar në Ukrainë është solidarizuar me dhimbjen e mbarë shqiptarëve.

Komuniteti shqiptar mbi 200 vjeçar në Ukrainë, KARAKURT, me anë të një postimi në faqen zyrtare ‘KARAKURT-200 vjetori i ekszistencës së shqiptarëve në Ukrainë’, ka shkruar se edhe ata solidarizohen me bashkëkombasit e tyre.

Ndër të tjera komuniteti shqiptar thekson se në këto ditë të vështira për Shqipërinë, mendimet e tyre shkojnë për shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Postimi i plotë:

Sot eshte nje dite shume e veshtire per Shqiperine. Por ne jemi se bashku me te gjitha mendimet dhe përvojat tona. Ne ndiejme dhimbjen tuaj !! Lavdi dhe paqe per token tuaj dhe jone!