Urbanizimi, Shqipëria me 60 % të banorëve që jetojnë në qytete

Urbanizimi, Shqipëria me 60 % të banorëve që jetojnë në qytete

498
0

Një tendencë tashmë globale ajo e urbanizimit, prej vitesh ka prekur edhe Shqipërinë. Përmes një harte të publikuar nga The Independent së fundmi, me të dhënat e Bankës Botërore të një viti më parë, rezulton se 60 % e shqiptarëve jeton në qytete.

Në një vështrim rajonal, vendi ynë renditet i pari me përqindje, ndjekur më pas nga Maqedonia dhe Serbia, me rreth 56 %. Ndërsa shtete si Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina ka përqindjen më të ulët në rajon, me rreth 47-48 % të popullsisë totale që jetojnë në zona urbane.

Sipas të dhënave, në Europë shteti me përqëndrimin më të lartë është Monako, me 100 %, ndjekur nga Belgjika me 98%.

Ndërsa më të ulëta i ka Bosnja Hercegovina me 48 % dhe Moldavia me 43 %.

Mesatarja botërore është rreth 16%.

Në botë shtetet që kanë përqendrimin më të madh tëpopullsisë urbane në qytetin më të madh janë Mongolia me thuajse 70% të popullsisë urbane të përqendruar në qytetin mëtë madh të vendit, si dhe disa vendet të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Amerikës së Jugut.

Në vendet e zhvilluara përqindja e popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të vendit është më e ulët, duke qenë se dhe mundësitë e individëve për një jetë me standard janë të njëjta edhe në zonat larg qendrave të mëdha urbane. Kështu për shembull, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm 7% e popullsisë urbane është e përqendruar në qytetin më të madh të vendit, në Itali përqindja e popullsisë urbane llogaritet 9.8% dhe në Gjermani 5.8%.

Mënyra se si shtete të ndryshme klasifikojnë popullsinë në urbane dhe rurale ndryshon. Zakonisht, një komunitetet me mbi 2000 banorë konsiderohet urbane, por përcaktimet kombëtare janë kryesisht të bazuara në madhësinë e komunitetit