Bagdad, ISIS emëron liderin e ri (Emri)

Bagdad, ISIS emëron liderin e ri (Emri)

326
0

Ali1

Grupi terrorist ISIS ka konfirmuar vdekjen e udhëheqësit të saj, Abu Bakr al-Bagdadi, duke njoftuar se Abu Ibrahim al-Hashimi al-Kurejshi është shefi i ri i saj.

Lajmi u bë me dije nga zëdhënësi i ri i ISIS, Abu Hamza al-Qurayshi. Media pranë ISIS-it Al Furqan deklaroi se ISIS tashmë ka një drejtues të ri. Zëdhënësi tha se ka vdekur edhe një nga personat kyç në organizatë, Ebu al-Hassan al-Muhajir.

Deklarata u bëri thirrje pasuesve të grupit që të zotohen për besnikëri ndaj udhëheqësit të ri,  titulli i të cilit tregon se ai pretendon  se ka prejardhjen nga klani hashemit i Profetit Muhamed. Zëdhënësi iu drejtua po ashtu Shteteve të Bashkuara, duke iu thënë “Mos u gëzoni”.

Vdekja e Al-Bagdadi u njoftua për herë të parë nga Presidenti amerikan Donald Trump të dielën, pas një sulmi gjatë natës nga forcat speciale amerikane në Barisha, një fshat në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib. Donald Trump tha se Al Bagdad vrau veten, duke shpërthyer bombat që mbante në njëjelek, duke vrarë veten dhe tre fëmijët e tij.

Al-Muhajir u vra në një operacion të përbashkët amerikan me forcat kurde në qytetin verior sirian të Jarablus disa orë pas vdekjes së al-Bagdadit.

Rritja dhe rënia e ISIS

Nën drejtimin e Al-Bagdad, ISIS u bë një nga grupet më të egra të armatosura në historinë moderne dhe, në kulmin e tij, Kalifati i vetë-deklaruar mbuloi territore të tëra në Irak dhe Siri duke zënë një territor afërsisht sa Mbretëria e Bashkuar.

Duke shfrytëzuar internetin dhe duke inkurajuar ndjekësit nga pjesë të ndryshme të botës për t’u bashkuar me ta, luftëtarët e ISIS-it kryen vrasje masive, therje dhe fushata përdhunimesh në Irak dhe Siri e frymëzuan sulme përtej Lindjes së Mesme.

Në vitet në vijim, një seri ofensivash zbehën gradualisht grupin terrorist, me luftëtarët e saj humbën copëzat e tyre të fundit në Siri në mars të këtij viti. Al-Hashimi al-Kurejshi trashëgoi detyrën e vështirë për të udhëhequr një organizatë të dobësuar, që tashmë ka humbur fuqinë e dikurshme.