Andrra Destani dhe Sinan Hoxha festojnë sot 4 vjetorin e martesës së tyre, dhe bashkëshortja ka zgjedhur një dedikim romantik për këngëtarin.
Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij bukuroshe, Andrra Destani mbushin plot 4 vite të martuar. Në këtë datë të shënuar, Andrra ka zgjedhur t’i dedikojë një mesazh romatik bashkëshortit të saj, ku me fjalë të ëmbla i shfaq hapur vlerësimin dhe dashurinë.
“Nëse e di se çfarë është dashuria, kjo është vetëm prej teje. Gëzuar përvjetorin e katërt dashuri”- shkruan Andrra Destani në rrjete sociale.
Çifti i famshëm janë prej 4 vitesh bashkë, dhe si fryt të dashurisë kanë djalin e tyre Ansi. Duket se dashuria e tyre është me themele të forta, dhe tani presim ndonjë lajm të bukur nga Andrra!