Andrra Destani bën dedikimin më romantik në përvjetorin e 4-t të martesës...

Andrra Destani bën dedikimin më romantik në përvjetorin e 4-t të martesës me Sinan Hoxhën (FOTO)

455
0

Andrra Destani dhe Sinan Hoxha festojnë sot 4 vjetorin e martesës së tyre, dhe bashkëshortja ka zgjedhur një dedikim romantik për këngëtarin.

 

Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij bukuroshe, Andrra Destani mbushin plot 4 vite të martuar. Në këtë datë të shënuar, Andrra ka zgjedhur t’i dedikojë një mesazh romatik bashkëshortit të saj, ku me fjalë të ëmbla i shfaq hapur vlerësimin dhe dashurinë.

 

“Nëse e di se çfarë është dashuria, kjo është vetëm prej teje. Gëzuar përvjetorin e katërt dashuri”- shkruan Andrra Destani në rrjete sociale.

 

Çifti i famshëm janë prej 4 vitesh bashkë, dhe si fryt të dashurisë kanë djalin e tyre Ansi. Duket se dashuria e tyre është me themele të forta, dhe tani presim ndonjë lajm të bukur nga Andrra!