Melanie flirte me kryeministrin kanadez, Trump s’ndalet! Shkëmben puthjen ‘pasionante’ me Merkel...

Melanie flirte me kryeministrin kanadez, Trump s’ndalet! Shkëmben puthjen ‘pasionante’ me Merkel (Video+Foto)

375
0

Momentet pikante që u bënë me shpejtësi virale në rrjete sociale.

FRANCË– Dy skena u bënë virale në samitin G7 mes liderëve botërorë: Takimi tepër i afërt Zonjës së Parë të SHBA-së, Melanie Trump me kryeministrin kanadez dhe si për t’ja kthyer në të njëjtën monedhë, puthja tepër miqësore e Donald Trump me Angela Merkel.

 

Në një set fotografishë të realizuara nga samiti G7 i organizuar në fundjavë në Francë, u përhapën me shpejtësi dy momentet pikante të liderit të SHBA-së Trump me bashkëshorten e tij Melanie.

 

Së pari u fotografua takimi tepër miqësor Zonjës së parë të Amerikës me liderin e Kanadasë Justin Trudeau. Melanie Trump duket mjaft e buzëqeshur në takimin e saj me kryeministrin e Kanadasë. “Skenë e nxehtë”, kështu e kanë etiketuar takimin mes dyshes, komentuesit në rrjete sociale, duke nxitur imagjinatën.

 

Por, si për ironi, Donald Trump ka zgjedhur që në momentin kur të gjithë liderët botërorë janë bashkuar për të realizuar foton miqësore për samitin G7, të realizojë një takim të pazakontë me Angela Merkel. Një puthje tepër miqësore, ku shikohet qartësisht Trump, i cili i afrohet me dashamirësi lideres së Gjermanisë, duke e puthur në të dyja faqet.

 

Por syrit të kamerës nuk i kanë shpëtuar as mimikat qesharake të dy liderëve, Donald Trump dhe Angela Merkelit. Fytyra e presidentit amerikan që duket si një “duck face” dhe buzëqeshja e Angela Merkel ndërsa shkëmbehen.