
– Lexo pak,- me tha fejzbuku,-
Ç’po të shkruan poet duduku :
-Me titull tej bombastik,
“Rrebelimi poetik”
Kur të lexosh ciklin tim,
Padyshim do bësh pëlqim
Dhe do shkruash fjalë pas fjale
Vleresime maksimale
Per mua, “ Poet vërteti,
Që të rralle i ka planeti ..
Për të, nga ç’pata lexuar,
Jo vetëm që s’bëra “like”,
Por bërtita duke shkruar :
“Jargavitje poetike ! “