
Në mes të ditës në një zonë plot me lëvizje grabitet një pikë një subjekt biznesi. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet tek zona e “Zogut të Zi”, ku është grabitur një pikë dhënie kredie të vogla. Një person i maskuar, nën kërcënonin e një arme zjarri pistoletë ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.
Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë, Shqiponjat, forca e posaçme operacionale. Grupi hetimor po këqyr kamerat për të identifikuar autorin.
Informacion paraparak
Në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri në dukje “pistoletë”, ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.
Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit