Matteo Salvini DJ në plazh, ‘çmend’ rrjetet sociale (Video)

Matteo Salvini DJ në plazh, ‘çmend’ rrjetet sociale (Video)

532
0

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini është shfaqur si DJ në një video te postuar ne mediat sociale. Salvini i cili është njëkohësisht edhe ministër i brendshëm i Italisë shfaqej duke u argëtuar me muzikë të mirë dhe në prani të vajzave të veshura me bikini.

 

Salvini Dj

Në një moment turma këndon me Salvinin himin kombëtar ndërsa spektakli tërhoqi reagime të përziera në mediat sociale, me disa duke lavdëruar shpirtin argëtues e të dashur të ministrit, ndërsa të tjerët duke e konsideruar jo fort serioze nga ana e tij.

Salvini Dj

Kjo nuk është hera e parë që Salvini vendos kufjet e DJ-it. Një klip tjetër e tregon atë në të njëjtin vend në vitin 2016, gati dy vjet para se të bëhej zv/ kryeministër teksa argëtonte pushuesit ne plazhin e Milano Marittima, afër Ravennas.