Ka dështuar sërish seanca gjyqësore për Emiliano Shullazin dhe grupin e tij.
Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është mosformimi i trupit gjykues.
Sipas televizioneve informative mësohet se Këshilli i Lartë i Gjykatës nuk ka komanduar gjyqtarin e tretë në çështje.
Përse akuzohet Shullazi dhe grupi i tij?
Emiljano Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt.
Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimi i Prokurorisë, ka rezultuar se ka qenë fillimisht biznesmeni që ka kontaktuar me Emiljano Shullazin dhe pas këtij takimi janë bërë edhe 4 takime të tjera. /