Task Forca per Dhunen Ndaj Grave ne Politike i ka bërë thirrje parlamentit shqiptar dhe deputetëve të saj të mbajnë përgjegjësinë për të promovuar respektin, gjithëpërfshirjen dhe profesionalizmin në të gjitha aspektet e diskursit parlamentar. Në një deklaratë për shtyp, anëtarët e Task Forcës besojnë fuqimisht se gjuha e përdorur brenda Parlamentit të Shqipërisë ka një ndikim të rëndësishëm në shoqëri. “Si përfaqësues të qytetarëve, Deputetët mbajnë përgjegjësinë për të promovuar respektin, gjithëpërfshirjen dhe profesionalizmin në të gjitha aspektet e diskursit parlamentar. Në seancat e fundit parlamentare, rastet e retorikës me bazë gjinore, sulmeve personale dhe gjuhës fyese kanë nënvizuar nevojën për veprime të menjëhershme. Një gjuhë e tillë dëmton integritetin e Parlamentit, gërryen besimin e publikut dhe përjetëson norma shoqërore të dëmshme.
- Thirrja jonë për Veprim:
- Angazhimi për Përdorimin e Gjuhës së Drejtë dhe Respektuese
- Promovimi i Komunikimit dhe Dialogut
- Trajnime të Detyrueshme mbi Ndjeshmërinë Gjinore
- Llogaridhënie Publike duke pranuar se gjuha e tyre ndikon në hapsirat shoqërore.
I bëjmë thirrje Parlamentit të Shqipërisë të sigurojë që gjuha dhe veprimet e tij të pasqyrojnë dinjitetin e misionit të tij dhe respektin që u takon të gjithë qytetarëve. Së bashku, mund të ndërtojmë një kulturë integriteti dhe barazie që forcon demokracinë tonë”-thuhet në deklaratën për shtyp.
Task Forca synon të adresojë pabarazitë gjinore sistematike dhe të luftojë dhunën me bazë gjinore në mjediset politike, duke krijuar hapësira më të sigurta dhe gjithëpërfshirëse. Misioni ynë është të monitorojmë, të përgjigjemi dhe të parandalojmë sjelljen e papërshtatshme dhe dhunën me bazë gjinore brenda dhomave legjislative, forumeve politike dhe mjediseve të tjera politike të rëndësishme. Duke advokuar për politika të ndjeshme gjinore, ne përpiqemi të fuqizojmë gratë dhe të sigurojmë pjesëmarrjen e tyre aktive në proceset politike. Task Forca per Dhunen Ndaj Grave ne Politike është krijuar me mbështetjen e ËFD-së dhe Ambasadës Britanike.
Task Forca per Dhunen Ndaj Grave ne Politike perbehet nga organizata dhe individe:
Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje”
Instituti i Studimeve Politike (ISP)
Qendra “Instituti për Zhvillim Strategjik”
Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)
Qendra Psiko-Sociale “Vatra”
Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri
Qendra e Studimit të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal – CRLDS
AWEN – Albanian Women Empowerment Netëork
Mental Health Albania
Albanian Women in Audiovisual
Qendra “Strehëza Edlira Haxhiymeri”
Infowebmedia – Eglantina Alliaj
Qendra për të Drejtat e Gruas Rome (GADC)
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH)
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
ESD Albania
Eriada Çela
Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social
Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri
Well Point
Qendra për Advokim Social
Qendra Streha
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
European Democracy Youth Network (EDYN)