Një tjetër sasi e madhe kokaine me destinacion Shqipërinë dhe Malin e Zi është ndaluar në Maltë.
Sipas Malta Today, sasia prej 144 kg kokainë ishte e fshehur në 3 kontejnerë në Freeport, ndërsa vlera e saj shkonte në 15.7 mln euro.
Sipas mediave 2 prej konnetierëve kishin destinacion final Portin e Durrësit në ndërsa kontenieri tjetër Malin e Zi.
Droga u gjet në ndarë në 120 pako dhe në kontenierët e nisur drejt Shqipërisë u gjetën 48 kg kokainë.
Autoritetet Malteze kanë ngritur alarmin për sasitë e mëdha të kokainës që po kalojnë tranzit në vendin e tyre pasi vetëm për këtë vit janë sekuetruar rreth 750 kg drogë.
Ndërkohë kjo është sasia e 3-të e kokainës e kapur në këtë vend me destinacion Shqipërinë.