Tjetër sasi e madhe droge kapet në Maltë, 2 prej kontenierëve kishin...

Tjetër sasi e madhe droge kapet në Maltë, 2 prej kontenierëve kishin destinacion Shqipërinë

358
0

Një tjetër sasi e madhe kokaine me destinacion Shqipërinë dhe Malin e Zi është ndaluar në Maltë.

Sipas Malta Today,  sasia prej 144 kg kokainë ishte e fshehur në 3 kontejnerë në Freeport, ndërsa vlera e saj shkonte në 15.7 mln euro.

Sipas mediave 2 prej konnetierëve kishin destinacion final Portin e Durrësit në ndërsa kontenieri tjetër Malin e Zi.

Droga u gjet në ndarë në 120 pako dhe në kontenierët e nisur drejt Shqipërisë u gjetën 48 kg kokainë.

Autoritetet Malteze kanë ngritur alarmin për sasitë e mëdha të kokainës që po kalojnë tranzit në vendin e tyre pasi vetëm për këtë vit janë sekuetruar rreth 750 kg drogë.

Ndërkohë kjo është sasia e 3-të e kokainës e kapur në këtë vend me destinacion Shqipërinë.