Dy muaj pas dasmës, aktorja e njohur në pritje të ëmbël

Aktorja turke Hazal Kaya e cila u bë e njohur në rolin e Nihalit tek telenovela që mbante të gozhduar shqiptarët para ekranit ‘Dashuri e ndaluar’ së fundmi ka qënë në qëndër të mediave rozë.

Aktorja i dha fund beqarisë së saj me një dasëm madhështore në muajin shkurt të këtij viti me aktorin Ali Atay.

Së fundmi aktorja  ka ndarë lajmin e bukur që është në pritje të fëmijës saj të parë.

Aktorja është shprehur se ajo dhe bashkëshorti i saj janë shumë të lumtur për pritjen e tyre të ëmbël.

Author: vizional