Një super lajm që ata që duan të bëjnë plazh me çadrën me vete

Një nga shqetësimet që hasim të gjithë në plazhet shqiptare është se janë zaptuar nga privati. Ndërsa të gjitha vendet e botës janë pro idesë që të marrësh çadrën dhe ta vendosësh ku të duash ti, brenda një zone të caktuar, në shumë nga plazhet tona nuk të lejohet diçka e tillë.

Por tashmë në një rregullore të miratuar me një vendim të veçantë nga Këshilli i Ministrave parashikon që, subjektet që lidhin kontrata me njësitë e qeverisjes vendore për të marrë me qira një hapësirë në plazh për një afat nga 1 deri në 5 vite, duhet të respektojnë disa kritere.

Mes tyre përfshihet edhe lënia e hapësirave për pushuesit që duan plazh publik, si dhe mirëmbajta e bregut dhe pastrimi i tij.

Kështu për plazhet e tipit A, që janë plazhe kryesisht me përbërje ranore dhe gjerësi të konsiderueshme të brezit të plazhit, rregullorja parashikon që për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektohet një distancë prej të paktën 7.5 metra nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit.

Po kështu hapësira prej 2.5 metra përpara brezit të parë të çadrave duhet të jetë e lirë për t’u shfrytëzuar nga publiku. Së treti hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 3 metra në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 2.5 metra në linjë vertikale me vijën e ujit.

Sesa do të zbatohet, kjo duhet parë!

Burimi: Monitor

Author: vizional