U vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, shoqërohet në polici gruaja...

U vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, shoqërohet në polici gruaja e Admir Murataj, çfarë thotë i vëllai

500
0

Shoqërohet në polici gruaja e Admir Murataj i cili mbeti vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, pasditen e djeshme në Rinas.

Ndërkohë vëllai i Muratajt shprehet se ata nuk dinë ende zyrtarisht diçka në lidhje me Admir Muratajn.

‘Dua ta di nëse është im vëlla. Policia nuk na konfirmon që i vrari është Admiri. Familja jonë po merr ngushëllime për vdekjen e tij’, mësohet të jetë shprehur vëllai i Admir Murataj.