Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë thyer bravën e Akademisë së Arteve dhe kanë mundur të futen brenda.
Ngjarjen e ka denoncuar zëvendësrektori i Universitetit, i cili ka lajmëruar policinë. Për ngjarjen në fjalë kanë nisur hetime dhe pritet të hidhet dritë mbi motivet e autorëve dhe nëse kanë mundur të vjedhin objekte apo materiale të tjera.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës.