Video/ Reagimi i vajzës kur mëson se dikush i ka dhuruar zemrën

Video/ Reagimi i vajzës kur mëson se dikush i ka dhuruar zemrën

1208
0

vajza-4-1-692x445-550x354Macey Wright 14 vjeç, e cila ka lindur me një defekt në zemër kishte nevojë për një donator që t’i dhuronte asaj një zemër të re.

Gjatë këtij viti gjendja shëndetësore u përkeqësua dhe me zemrën e saj rreziku sa vinte e shtohej dhe frika rritej çdo ditë.

Por, adoleshentja u qetësua të hënën kur mjekët e thirrën atë për t’i dhënë lajmin e shumëpritur.

Më në fund ata kishin gjetur një donator.

Nëna e saj Patrice Wright ka filmuar momentin kur vajza ka marrë lajmin e gëzueshëm duke shpërthyer në lot gëzimi.

Macey i është nënshtruar vazhdimisht disa ndërhyrjeve kirurgjikale, më i fundit ishte 3 vite më parë, si dhe procedurave të vazhdueshme mjekësore.

Por kur zemra e saj filloi të përkeqësohej më shumë, Macey u fut në listën e atyre që prisnin transplantimin e zemrës.  Pasi mjekët e njoftuan për zemrën e re, Macey i’u nënshtrua transplantit të zemrës më vonë, po atë ditë.

Pas shërimit të saj, Macey ndihet shumë mirënjohëse ndaj atyre që i bënë këtë dhuratë të çmuar duke i shpëtuar asaj