“Shqipëria ka ndryshuar shumë”, mesazhi i Ramës në Samitin e Londrës: Jemi...

“Shqipëria ka ndryshuar shumë”, mesazhi i Ramës në Samitin e Londrës: Jemi një vend i mirë për të shtuar investimet serioze

199
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë me anë të një lidhjeje skype në Samitin e investimeve në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër.

Ai u shpreh se Shqipëria tashmë ka ndryshuar shumë.

“Unë jam veteran i këtyre lloj formateve,sepse kam qenë i pranishëm qysh prej kur ka lindur ky format, para 10 vjetësh. Për 10 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra, përveç sasisë dhe ngjyrës së flokëve të mi tani. Rajoni po shkon mirë dhe derisa bota po ashtu po ndryshon, Shqipëria ka ndryshuar shumë. Prej një vendi me stigmën e një vendi të pasigurt, në një vend i cili vitin e kaluar ka mbërri në një shifër prej 10 milionë turistësh, më shumë se trefishi i popullatës që kemi”, tha Rama. Ai përmendi resurset e reja energjetike, ndërsa tha se më parë sistemi energjetik i Shqipërisë ishte “gati duke u shkatërruar”, për shkak se, siç tha ai, “shumica e popullatës nuk paguante faturat”.

“Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri nuk ka ndryshuar fare dhe jemi nën nivelet e rajonit”, tha ai. Rama tha se borxhi publik i Shqipërisë shënoi rënie historike nën 60% në fund të vitit të kaluar, “pasi që kishte mbërritur majën, gati 80% për shkak të tërmetit tragjik, e po ashtu edhe pandemisë e cila erdhi menjëherë pas tërmetit”.  “Bashkë me vendet tjera të rajonit, jemi një vend i mirë për t’i shtuar investimet serioze. Duhet (të investojnë), sepse nëse s’e bëjnë ata, e bën tjetërkush”, tha kryeministri i Shqipërisë.