Turizmi natyror, 4.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura, kryeson Shkodra

Turizmi natyror, 4.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura, kryeson Shkodra

180
0

Të paktën 4.5 milionë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar zonat e mbrojtura në vitin që lamë pas. Pavarësisht ecurisë së mirë të turizmit në vend duket se ai natyror ka pësuar tkurrje në raport me vitin 2022. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në statistikat e saj periodike të sektorit pranon se ka një rënie të lehtë sipas shifrave që ka raportuar Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

“Në lidhje me turizmin natyror, te dhënat nga Agjensia Kombëtare e Zonave vendas, që kanë vizituar zonat tona te mbrojtura. Mbeshtetur ne të dhenat e sjella nga zonat e mbrojtura rezulton nje ulje e moderuar prej 1,7% krahasuar me numrin e vizitorëve gjate vitit paraardhës” thuhet në raport.

Shifrat në këtë këto zona shpesh nuk shfaqin situatën reale për shkak se sektori ende ka informalitet apo mungesë të sistemeve që mund të kontrollojnë numrin e saktë përmes të vizitorëve.

Por cilat janë zonat e mbrojtura që kanë pasur më shumë vizitorë vitin e shkuar? Sipas të dhënave vihet re një rënie e dukshme e rajonit të Korçës që në vitin 2022 mbante kryesimin. Këtë vit ështe Shkodra ajo që qëndron në krye për nga numri i vizitorëve ndërkohë qe pas saj vijnë Fieri dhe Vlora.

Ndërkohë rreth 2 milion vizitore te huaj dhe vëndas kanë vizituar Parqet Kombëtare te vendit tone gjat vititi 2023. Ky vit shenon një ritje

40,2% krahasuar dhe me vitin paraardhes. Parku kombëtar më i vizituar eshtë Divjak® Karavastaja, Alpet e Shqiperise dhe Mali i Tomorrit.

Janë 425,000 vizitore që kanë vizituar Monumentet e Natyrës giate vitit 2023, kjo vlerë shënon një ulje ne masën 0,5% krahasuar me vitin 2022. Ujrat Termale të

 

Bënjës, Spella Shenandoit dhe Sarisalltik jane Monumentet e Natyres më të vizituara per vitin 2023.

 

Liqeni i Shkodës, Syri i Kaltër dhe Qafështama kanë qënë Rezervatet Natyrore më të vizituara gjat vitit 2023./ MONITOR