Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë publike datat e provimeve për Maturën Shtetërore 2024. Sipas njoftimit, më datë 3 qershor, maturantët do të kenë provimin e parë atë të Gjuhës së Huaj. Për të vijuar më tej me: 10 qershor, Gjuhë shqipe dhe Letërsi, 18 qershor lëndën e Matematikës, 24 qershor, lënda me zgjedhje. Po më 24 qershor do të jetë provimi, Teori profesionale e integruar me Maturën Shtetërore Profesionale.
Postimi:
Dy lajme me interes për maturantët mbi provimet e Maturës Shtetërore 2024!
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e pëgjithshëm dhe atë profesional. Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin JANAR 2024.
Suksese të gjithë nxënësve tanë