“Punoni më pak dhe më mirë”, Lamborghini vendos 4 ditë pune në...

“Punoni më pak dhe më mirë”, Lamborghini vendos 4 ditë pune në javë, rrit pagat dhe përfitimet në linjën e prodhimit

202
0

Lamborghini ka arritur një marrëveshje me sindikatat për të futur një javë pune katër-ditore për punëtorët e saj të prodhimit, tha kompania. Lamborghini është prodhuesi i parë i makinave në Evropë që prezanton një javë pune katër-ditore për fuqinë punëtore të punësuar në prodhimin e komponentëve dhe makinave. Një numër në rritje i prodhuesve të automjeteve dhe grupeve prodhuese po rimendojnë strukturën e javës së punës për punonjësit e tyre, raporton Reuters. Marrëveshja e Lamborghini është pjesë e një rinegocimi më të gjerë, i cili përfshin gjithashtu 500 vende të reja pune, një rritje të pagave vjetore dhe përfitime të mëtejshme të punëtorëve.

Sindikatat FIOM dhe FIM-CISL thanë se marrëveshja është “historike” pasi është e para në industrinë e automobilave në Evropë që arrin një reduktim të ndjeshëm të orëve të punës pa ulje të pagave. Përpjekja për të reduktuar ditët e punës së punonjësve vjen në një kohë kur shumë kompani dhe madje edhe shërbime publike po ndryshojnë mënyrën se si punojnë punonjësit e tyre. Qëllimi i tyre është të përmirësojnë mirëqenien e punëtorëve dhe të sigurojnë kursimet e kompanisë pas pandemisë COVID-19 dhe rritjes shpeshherë të padurueshme të kostove, raporton Reuters. Në skemat e ngjashme katër-ditore të javës të miratuara në vende të tjera evropiane, si Britania, u zbulua se punëtorët punonin më shumë në më pak kohë, mbajtja e vendeve të punës dhe rekrutimi u përmirësuan dhe u reduktuan pushimet mjekësore. “Punoni më pak dhe punoni më mirë është parimi që udhëhoqi këtë negociatë dhe është pjesë e një arsyetimi të përgjithshëm”, thuhet në një deklaratë nga FIOM dhe FIM-CISL.

 

 

Punëtorët e prodhimit në një orar të rradhës me dy turne do të alternojnë midis një jave pesë-ditore dhe një jave katër-ditore, duke shkurtuar gjithsej 22 ditë pune çdo vit, thanë sindikatat. Ata që punojnë me rotacion me tre turne, që përfshin turnet e natës, do të kenë një javë pesë-ditore të alternuar me dy javë katër-ditore, duke reduktuar ditët e tyre vjetore të punës me 31. Marrëveshja e arritur me Lamborghini është pjesë e një rinegocimi më të gjerë të kontratës për punëtorët e prodhuesit të makinave, një degë e grupit gjerman Volkswagen, i cili përfshin gjithashtu 500 vende të reja pune, një rritje të pagave vjetore dhe përfitime të mëtejshme pune. Për sa i përket pagës, marrëveshja përfshin një rritje prej 50% në bonuset variabël aktuale të paguara për punonjësit, si dhe një bonus të njëhershëm prej më shumë se 1,000 € që do të paguhet këtë muaj. Dje u bë e ditur se 70% e atyre që kanë mundësi të kërkojnë të punojnë katër ditë në javë e kanë dorëzuar tashmë kërkesën në kompani. Gjithashtu, është vërejtur një trend në rritje i kërkesave të ndërlidhura.

 

Në janar 2023, banka më e madhe italiane nisi programin e reduktimit të ditëve të punës për të arritur uljen e faturave të energjisë, ishte vendimi i parë i tillë nga një punëdhënës i madh italian.

 

Javën e kaluar, prodhuesi i syzeve Essilorluxottica ra dakord me sindikatat për të provuar një model javor katër-ditore të punës në fabrikat e saj italiane, për 20 javë në vit. Grupe të tjera italiane, duke përfshirë grupin e hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes Leonardo, janë gjithashtu në bisedime me sindikatat për të zgjeruar përfitimet fleksibël të punës në vendet e tyre të prodhimit.