7 strategji që të përballeni me xhelozinë në një lidhje romantike

7 strategji që të përballeni me xhelozinë në një lidhje romantike

193
0

A jeni xheloz? Epo kjo do të ketë efekt të keq në lidhjen tuaj, prandaj provoni këto strategji që do iu ndihmojnë.

Nëse jeni në një lidhje, është shumë normale që të ndjeheni xheloz herë pas herë, sidomos nëse keni ndjenja të forta për partnerin tuaj, shkruan “HuffPost”.

 

 

Por edhe pse të qenit paksa xheloz mund ta bëjë lidhjen paksa më interesante, çfarë do të ndodhë nëse ju jeni xheloz gjatë gjithë kohës? Me shumë gjasë, lidhja juaj do të shkatërrohet, transmeton lajmi.net.

 

Pse janë njerëzit xheloz?

 

Xhelozia për burrat zakonisht ka të bëjë më shumë me pabesinë seksuale të partneres. Kurse për femrat, ka të bëjë më shumë me pabesinë emocionale të partnerit.

 

Zakonisht, xhelozia vjen nga frika se ju do të refuzoheni, të mos pranoheni apo të mos duheni nga partneri juaj dhe do të humbisni ata që doni. Prandaj në rast se ju nuk keni siguri në vete, ju do të bëheni xheloz më shpesh.

 

Për të kontrolluar xhelozinë, përdorni këto 7 strategji që sugjerohen nga ekspertët.

 

Mos reagoni menjëherë

 

Është e vështirë të mos reagoni në momentin që ndjeni diçka, por problemi nuk qëndron kurrë tek ndjenjat, qëndron kur ju filloi të reagoni në bazë të tyre., transmeton lajmi.net.

 

Prandaj mbajeni mend, bota është e mbushur me njerëz që partneri juaj do të preferonte seksualisht më shumë se juve, por kjo nuk do të thotë se ata do të iu tradhtojnë.

 

Përpiquni të bëni një reagim të matur, sepse nëse ata do të donin një lidhje me dikë tjetër, nuk do të ishin me juve.

 

Qetësohuni dhe rrini të prekshëm

 

Të doni dikë do të thotë të iu jepni atyre aftësinë të iu prekin dhe të iu lëndojnë. Sa më shumë persona që doni aq më të dobët do të jeni.

 

 

Prandaj, mbajeni zemrën e hapur dhe besojini partnerit tuaj. Rrini i qetë, edhe pse mund të jetë e vështirë kur nuk e dini se çfarë sjellë e nesërmja, por kujtojeni se këtë po e bëni për personin që doni, transmeton lajmi.net.

 

Shpreheni xhelozinë në një mënyrë të butë

 

Nëse partneri po bënë diçka që iu bënë xheloz, atëherë flisni me ta në një mënyrë të matur. Mund të bisedoni me humor, diplomaci ose edhe direk për sa kohë që jeni të respektueshëm.

 

Vlerësoni veten

 

Një prej arsyeve kryesore pse njerëzit bëhen xheloz është fakti që ata kanë vetëbesim të ulët dhe pasiguri në vete.

 

Nëse ju mendoni se ju nuk jeni i mjaftueshëm për partnerin tuaj, dhe se ata do iu lënë atëherë kujtoni se ka një arsye pse partneri juaj është me juve, dhe kjo është sepse ata iu duan juve.

 

Shëroni plagët tuaja

 

Njerëzit shpesh janë xheloz edhe si pasojë e lidhjeve të përparme të cilat i kanë lënduar shumë me tradhti apo diçka të tillë. Por kujtojeni se nuk është ai person, jeni në një lidhje të re.

 

Përpiquni të shëroni këto plagë, dhe kujtojini vetës se kjo nuk është ajo lidhje, se ju i besoni partnerit tuaj të ri, transmeton lajmi.net.

 

Besojini partnerit

 

Nëse doni një lidhje stabile, ju duhet patjetër t’i besoni partnerit tuaj. Nuk mund të kontrolloni partnerin tuaj, dhe kjo vetëm do i lëndoj ata.

 

Besojini vetes

 

Gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i besoni vetes. Nëse i besoni vetës atëherë mund të doni dikë më gjithë zemër pa pasur frikë apo dyshime.

 

Besojini vetës se ju mund të mbani lidhjen stabile dhe të lumtur, edhe pse kjo nuk është e lehtë, duhet të keni vetëbesim.