66-vjeçari humbi jetën në kantier, reagon Konfederata e Sindikatave: U tentua manipulimi...

66-vjeçari humbi jetën në kantier, reagon Konfederata e Sindikatave: U tentua manipulimi i ngjarjes

189
0

Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë mediave, lidhur me vdekjen e 66-vjecarit ditën e sotme në rrugën ‘5 Maji”.

 

Në njoftim konfederata thotë se mungesa e kushteve teknike në punë ka shkaktuar tragjedinë e radhës. Sindikata ngre akuzë ndaj personave përgjegjës se kanë tentuar të fshehin ngjarjen, ndaj kërkon arrestimin e menjëhershmë të pronarit të kantierit.

 

“Mungesa e kushteve te sigurise teknike ne pune kete te shtune ka shkaktuar tragjedine e radhes. Nje punetor ndertimi 66 vjecari me iniciale J.M eshte rrezuar nga nje lartesi e konsiderueshme dhe ka gjetur vdekjen ne nje objekt ne rrugen 5 maji ne Tirane. Konfederata e Sindikatave te Shqiperise I shpreh ngushellimet familjes viktimes dhe kerkon te zbardhen rrethanat e ngjarjes. Shkaktaret duhet te perfundojne prapa hekurave. Inspektoriati i Punes eshte kthyer ne mbledhes statistikash dhe ka humbur misionin parandalues. Me tragjik kete ngjarje e ben fakti se ka pasur perpjekje per fshehjen e saj. Policia dhe prokuroria te prangosin pronarin e kantierit. Skllaverimi i punetoreve minon procesin integrues.” thuhet në njoftimin e Konfederatës së sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.